Aksidenti te Qafa e Koshovicës me 4 të plagosur, zbardhet dinamika: Italiani i ndërpreu rrugën automjetit tjetër, arrestohet
Policia e Fierit ka vendosur në pranga shoferin 45-vjeçar i cili para dy ditësh shkaktoi një aksident në vendin e quajtur ‘Qafa a Koshovicës’.
Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se dyshohet se Michele Angelo i preu rrugën makinës ‘Benz’ ku mbetën të lënduar 4 persona.
Pas aksidentit 45-vjeçari banues në Itali u largua nga vendi i ngjarjes.
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur në datë 08.08.2025, në vendin e quajtur "Qafa a Koshovicës", ku mbetën të dëmtuar katër shtetas, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., i cili është larguar nga vendngjarja. Në përfundim të veprimeve procedurale specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 45 vjeç, banues në Itali, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
