FLASH NEWS

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Mbështesim strategjinë e SPAK në komunikimin ndaj medias, të arritjeve të saj në luftën kundër korrupsionit

2025-04-14 14:51:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Mbështesim

Me anë të një deklarate ambasada e Mbretërisë së Bashkuar mbështet Prokurorinë e Posaçme (SPAK) lidhur me komunikimin e saj me mediat.

Ambasada britanike thekson në deklaratë se strategjia e SPAK në komunikimin me mediat është një moment i rëndësishëm sa i përket prioriteteve të SPAK gjatë 3 viteve të ardhshme, me mediat por edhe me qytetarët apo palët e interesuara.

Deklarata vjen pas raportimit të sotëm të kreut të SPAK, Altin Dumani në KLP ku ndër të tjera foli edhe për komunikimin e institucionit që drejton me mediat lidhur me hetimet apo rastet e korrupsionit në duart e SPAK.

Deklarata e Ambasadës britanike:

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

Happening now...