Dosja Bankers/ Gjykata lë në burg CEO-n kinez dhe ish-administratorin, zbutet masa për disa të tjerë

Gjykata e Apelit la ne fuqi masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual kinez Hongping Xiao.
Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtëpie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një femije 2-vjeç.
Ndërkohë për 3 persona u hoq masa ndalim i daljes jashtë vendit duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Seanca ndaj të akuzuarve për dosjen “Bankers” u zhvillua ditën e djeshme (5 Gusht), por vendimi u shty për ditën e sotme.
Sipas vendimit të APELIT :
Vijon masa arrest me burg për:
Leonidha Çobo
Hongping Xiao
Masa arrest në shtëpi:
Lianyi Wang
Ardit Kero
Flavia Capo
Doina Goga, hiqet masa 'arrestit në shtëpi', caktohet 'detyrim paraqitje'
Lihet në fuqi masa “detyrim paraqitje”, i hiqet masa “ndalim largimi jashtë vendi”:
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj
Kujtojme qe Prokuroria kishte lëshuar 14 masa sigurie për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.
Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.
Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale.
Janë ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë, ndërsa 5 persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.
"The investigation so far has shown that the company "Bankers Petroleum Albania Ltd", from 2004 to the end of 2024, has been at a loss, which has caused the Albanian state to not benefit from any income for 20 years from this activity, despite the fact that significant amounts of fuel have been extracted and traded in the areas known for oil reserves, Patos-Marinëz-Fier. It has been observed that the company has carried out exports and sales within the country from 2004 to 2024 in the amount of 532,433,614,112 lek. It also results that the company has declared tax expenses in values that exceed income from exports and sales, resulting in a loss in each fiscal year, where the total value for all periods is 11,691,799,688 lek. From the investigation, it is suspected that the damage caused to the state budget, through the benefit of "The VAT is in millions of euros," the prosecution says.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
