Heqja e sinjalit të transmetimit, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë thërret të hënën protestë në mbështetje të kolegëve të News24
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të organizojë të hënën një protestë në mbështetje të gazetarëve të News24, të cilët gjatë ditës së sotme nuk u lejuan të hyjnë në redaksi pasi godina u pushtua nga forcat e shumta të policisë.
Në deklaratën për mediat, AGSH thotë se fikja e sinjalit të News24 dhe rrethimi me forca policie i redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Balkanëeb është një alarm i fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri.
“Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari.
I bëjmë thirrje urgjente Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem. Heshtja nuk është opsion.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
Did December '90 fail in its mission?!
Will Berisha take stock of the first in his second speech?
First Secretary of the Democratic Party
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
