"The investigation by SPAK for corruption should be for figures over 50 thousand lek", Braho: BKH investigators are subject to a polygraph test!

Kreu i ri i SPAK, Klodian Brahoi bëri raportimin vjetor para KLP-së ditën e sotme, ku pas fjalës së tij nisi edhe seanca me pyetje-përgjigje nga anëtarët e Këshillit.
Braho u pyet në lidhje me ngarkesën e punës në Prokurorinë e Posaçme, nëse stafi i prokurorëve ishte i mjaftueshëm si dhe për fashën e ligjit për çështjet e korrupsionit, në lidhje me shifrën 50 mijë lekë.
Ai tha se kjo fashë duhet ndryshuar pasi rrit ngarkesën e çështjeve në SPAK, por do kërkonte më shumë kohë që të realizoheshin këto ndryshime, kurse për numrin e prokurorëve u shpreh se 20 janë të mjaftueshëm.
“Ngarkesa është e lartë, mendoj se do vijojë të rritet më tej, Mendoj se numri i prokurorëve është i mjaftueshëm, duke pasur parasysh sistemin në Shqipëri. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë mënyrën e duhur për të vendosur prioritetet për çështjet në hetim dhe të rrisim punën me BKH, të rrisim nivelin profesional të hetuesve të BKH, që të lehtësohet puna e prokurorëve. Lajm i mirë është se së shpejti do nisim edhe rekrutimin edhe të 40 hetuesve të tjerë në BKH që do rrisë cilësinë e punës dhe hetimit. Ka nisur procesi i konkurrimi i 10 oficerëve të policisë gjyqësore, ka mbetur vetëm vetingu i tyre dhe do rrisë gjithashtu cilësinë dhe shpejtësinë e hetimeve. Kemi planifikuar të hapim edhe një konkurs tjetër për një numër tjetër të oficerëve gjyqësorë për vendet vakante që kemi”, tha Braho për çështjen e ngarkesës së dosjeve.
Kurse për korrupsionin pasiv dhe aktiv ai u shpreh se ishte dakord që të ndryshohej fasha e ryshfetit.
“Për sa i përket ndryshimeve ligjore unë nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment që të ndryshohet, në mënyrë që të ulet ngarkesa e punës. Përveç diskutimeve që kemi bërë më parë, për disa lloj veprash penale, si korrupsioni pasiv dhe aktiv. Për procedimet ë kemi bërë më parë, korrupsioni aktiv dhe pasiv, mendoj se ajo fasha për 500 mijë lekë duhet parë, është proces që kërkon kohën e vetë, është shumë e vogël dhe rrit ngarkesën e çështjes, por duhet kohë dhe mund të bëhet më vonë. Edhe ajo për prokurimin është një shifër e vogël, por kërkojnë kohë për t’u realizuar ndryshimet”, tha kreu i SPAK.
Braho u pyet edhe për mënyrën se si rekrutohen hetuesit e BKH-së, teksa shpjegoi procedurën se ata janë nën vlerësim të vazhdueshëm nga një Komision i Posaçëm, periodik, për punën dhe profesionalizmin e tyre, teksa i nënshtrohen edhe poligrafit.
“Qasja që duhet të kenë hetuesit e BKH-së te hetimi. Që prej kohës kur janë rekrutuar, sepse janë rekrutuar në dy kohë hetuesit e BKH, i janë nënshtruar dhe janë duke iu nënshtruar vlerësimeve dy vjeçare të punës së tyre, vlerësimi i cili është në disa komponentë, duke përfshirë edhe poligrafit, bëhet për ato vlerësimet profesionale dhe rezultatet e punës së tyre, të cilat bëhen nga një Komision i Posaçëm. Pra çdo hetues është nën vlerësim të vazhdueshëm”, tha Braho.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
