Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca e tij

2026-04-07 14:39:18 / AKTUALITET ALFA PRESS
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në vendin tonë, ku epiqendra e tij ka qenë në qytetin e Shkodrës.

Paraprakisht, Qendra Europiane e Tërmeteve dhe IGJEUM në Shqipëri, bëjnë me dije se magnituda ka qenë 3.5 rihter dhe thellësia nga toka ka qenë 7 kilometra.

Për shkak se epiqendra ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës, lëkundjet janë ndjerë të forta. Ndërsa ende nuk ka raportime për dëme materiale.

Edhe sizmiologët thonë se të tilla tërmete nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi, kanë aspekte pozitive sepse ndihmojnë në çlirimin e energjisë së prodhuara nga fërkimi i pllakave tektonike, duke shmangur tërmete më të forta.

Happening now...

ideas