SPAK and French mega-operation in Tirana, details: After the operative, two Call Center owners are also accompanied, several police officers are suspected of being involved

2026-04-22 14:07:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

SPAK and French mega-operation in Tirana, details: After the operative, two Call

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i ndërmarrë ditën e sotme nga SPAK dhe Policia e Shtetit ku dhe kanë bërë të mundur goditjen e disa Call Center-ave.

Burime për mediat bëjnë me dije se një efektiv policie dhe dy drejtues të disa call center-ave që operonin në zonën e bulevardit “Zogu I”, pranë Ministrisë së Drejtësisë, janë shoqëruar aktualisht në Policinë e Tiranës, në kuadër të një operacioni të gjerë që po zhvillohet nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, autoritetet franceze dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Operacioni është i fokusuar në goditjen e një aktiviteti të dyshuar kriminal të lidhur me disa subjekte call center, të cilat dyshohet se kanë kryer mashtrime ndaj shtetasve francezë. Sipas burimeve paraprake, pikërisht nga Franca ka mbërritur sinjali i parë për këtë aktivitet të paligjshëm, duke çuar në koordinimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre franceze për zhvillimin e një megaoperacioni të përbashkët.

Aksioni vijon ende në këto momente, ndërsa në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë është vënë re prani e shtuar e forcave të policisë. Mësohet se disa persona të tjerë janë në kërkim dhe po shoqërohen nga autoritetet. Po ashtu, dyshohet se të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë edhe disa efektivë të tjerë policie.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me detajet e plota të operacionit apo numrin përfundimtar të personave të përfshirë.

 

Happening now...

ideas