Mesazhi i Bujar Asqeriut për protestuesit: Spiunët, patronazhistët kanë futur hundët kudo për të përçarë popullin! Qëndroni mos u tutni

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Bujar Asqeriu, ka përcjellë një mesazh të fortë në mbështetje të protestës që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke iu drejtuar veçanërisht të rinjve që marrin pjesë në të.
Në fjalën e tij, Asqeriu vlerësoi qëndresën e protestuesve, duke e cilësuar protestën si paqësore, kurajoze dhe trimërore. Duke cituar Migjenin, aktori tha se të rinjtë po këndojnë “këngën e lirisë”, “këngën e qëndresës” dhe “këngën e guximit”, ndërsa i cilësoi ata si shpresën e së ardhmes së Shqipërisë.
“Jam këtu, të dashur miq, të dashur të rinj dhe të reja, në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore. Migjeni do të thoshte: ‘Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!’ Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë”, thotë ai.
Më tej, aktori u ndal te situata politike në vend, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në një moment historik dhe se për vite me radhë është dëmtuar nga përplasjet politike dhe nga spiunët, patronazhistët, që siç tha ai, “kanë futur hundët kudo për të përçarë këtë popull, për ta armiqësuar me njëri-tjetrin. Kanë futur hasmëri nëpër familje, në shoqëri, kudo”.
Në përfundim të mesazhit të tij, aktori i mirënjohur u bëri thirrje protestuesve të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë qëndresën.
“Qëndroni dhe mos u tutni. Mos u trembni, siç keni qëndruar, sepse fitorja është me ju. Ju përqafoj me shumë dashuri të gjithëve”, përfundoi ai.
Jam këtu, të dashur miq, të dashur të rinj dhe të reja, në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore.
Migjeni do të thoshte: ‘Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!’ Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë.
Shqipëria, të dashur miq, ndodhet në momente historike. Thonjtë e politikës gati po e shqyejnë dhe po e mbysin prej kaq vitesh. Retorikat e politikanëve shkojnë dhe vijnë pa zgjidhje, pa asnjë të ardhme. Të rinjtë po na largohen. Spiunët, patronazhistët kanë futur hundët kudo për të përçarë këtë popull, për ta armiqësuar me njëri-tjetrin. Kanë futur hashëmin nëpër familje, në shoqëri, kudo.
Jo, zotëri, ne jemi shqiptarë. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të dalim siç keni dalë juve në mbrojtje të atdheut tonë. Këtë atdhe që Ismail Beu në 1912 na e la më të madh.
Por tradhtarët e Shqipërisë, që nuk kanë munguar asnjëherë, e kanë shitur, e kanë blerë dhe vazhdojnë ta shesin këtë tokë. Tokën e Arbërit. Gjakun e Skënderbeut, të trimave të Skënderbeut, të trimave shqiptarë.
Prandaj, qëndroni dhe mos u tutni. Mos u trembni, siç keni qëndruar, sepse fitorja është me ju. Ju përqafoj me shumë dashuri të gjithëve.
Happening now...
ideas
The alliance of citizens with SPAK is a historical imperative!
Their time is up.
Two sides of the same coin!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128