"Stop, Ervin Mata!"/ He tried to throw "ashes in the eyes" of the Brazilian authorities, the soldiers caught him by surprise and pronounced his name. Vis Martinaj's enemy was taken out of the restaurant with a gun to his head

Arrestimi i Ervin Matës ka tërhequr vëmendjen e mediave braziliane, të cilat i kanë kushtuar disa artikuj kapjes së tij, të cilin e përshkruajnë si një “manjat shqiptar” i dyshuar për përfshirje në rrjete të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Mata i cili njihet ndryshe si "Boli" dhe një prej armiqve të Ervin Martinajt, prej rreth dy vitesh ishte nën monitorimin e autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, u lokalizua dhe u arrestua në Brazil, në kuadër të një operacioni të koordinuar mes forcave vendase dhe agjencive ligjzbatuese të huaja.
Operacioni u zhvillua nga Policia Ushtarake braziliane, e cila po patrullonte në autostradën Rio-Santos, pasi kishte marrë informacion se personi i kërkuar ishte larguar nga bregu jugor dhe po lëvizte drejt zonës veriore. Me këtë informacion, njësitë policore intensifikuan kontrollet në zonën e qendrës historike, duke verifikuar disa ambiente, përfshirë edhe restorante, ku ai u lokalizua dhe u gjet i vetëm brenda njërit prej tyre.
Në momentin e ndërhyrjes, Ervin Mata u përpoq fillimisht të shmangte identifikimin, duke pretenduar se ishte shtetas paraguajan. Megjithatë, ai u dorëzua pasi efektivët shqiptuan emrin e tij të vërtetë dhe i paraqitën të dhënat identifikuese që dispononin më herët.
Sipas raportimeve dhe fotove të publikuara, në momentin e arrestimit ai ishte i veshur me rroba të shkurtra e shapka dhe dyshohet se tentoi t’u shmangej ushtarëve në momentin e ndalimit, por pa sukses.
Gjatë kontrollit, autoritetet braziliane konstatuan se Mata kishte me vete dokumente të dyshuara si të falsifikuara, përfshirë një dokument identifikimi paraguajan, ku vendlindja rezultonte e regjistruar si Mbretëria e Bashkuar dhe me afat vlefshmërie deri në vitin 2030. Po ashtu, u gjetën edhe dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara, mes tyre një pasaportë dhe kartë identiteti bullgare me afate të ndryshme vlefshmërie.
Burime hetimore bëjnë me dije se prej më shumë se dy vitesh, Interpol Tirana kishte siguruar informacione se Mata fshihej në Brazil, ku dyshohej se lëvizte mes territorit brazilian dhe Paraguait. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në vitin 2023, nën dyshimet për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në disa shtete.
Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kishin ndjekur lëvizjet e tij në Amerikën Latine, duke finalizuar operacionin që çoi në arrestimin e tij në periferi të Sao Paulos. Në vijim të procedurave, pritet që të nisë procesi i ekstradimit të Ervin Matës drejt Shqipërisë, ndërsa hetimet ndërkombëtare për rrjetin e dyshuar kriminal vijojnë.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128