Përfshihet nga zjarri gjatë natës një banesë në Maliq
2025-08-09 12:26:42 / AKTUALITET

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë natës së kaluar në fshatin Podgorie të Maliqit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, teksa banesa është në pronësi të shtetasit K. R., 37 vjeç. Raportohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas Policisë së Korçës, nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, në linjën që furnizonte me energji banesën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
Nga Gentian Gaba
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


