He injured a 46-year-old man during a conflict for weak motives, the perpetrator was arrested from Librazhdi, his wife was also prosecuted

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-H. D., 75 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
-A. H., 48 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 04.03.2026, rreth orës 20:20, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. D. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. H. dyshohet se ka fshehur mjetin prerës me të cilin është kryer plagosja, si dhe nuk ka raportuar në Polici, për ngjarjen.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 44 vjeçe, banuese në Librazhd (bashkëshortja e shtetasit A. H., e cila ka qenë në vendngjarje), për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128