They had become the terror of businessmen and residents of Larissa, the Albanian robbery gang is destroyed

2026-03-05 15:09:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

They had become the terror of businessmen and residents of Larissa, the Albanian

Një operacion i madh policor u krye sot në mëngjes (5 mars) nga policia në Agia të Larisës, Greqi.

Autoritetet thanë se u kryen arrestimet e 4 shqiptarëve të dyshuar si autorë të një zinxhiri vjedhjesh dhe grabitjesh në qytet dhe në fshatrat përreth.

Ata dyshohen si përgjegjës edhe për një sërë krimesh në zona të tjera t ëvendit, që janë nën hetim, teksa vepronin si grup.

“Gjatë operacionit nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Larisës, u arrestuan katër burra me origjinë shqiptare, kundër të cilëve ishin në pritje urdhër-arreste. Katër të arrestuarit akuzohen për formimin e një bande, si dhe për grabitje, thanë autoritetet”, informon “Protothema”.

Sipas informacioneve, ata dyshohet se janë të përfshirë në grabitje që u kryen në dyqane dhe shtëpi në zonën e Agias, duke shkaktuar shqetësim në komunitetin vendas dhe dëme të shumta materiale dhe në vlerë monetare.

Happening now...