Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte, humb jetën punonjësi i OSHEE-së në Lezhë

2026-02-19 10:23:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte, humb jetën

Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën pak minuta më parë gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Rrilë, të Lezhës.

Sipas  informacioneve paraprake, elektricisti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.

 

Happening now...

ideas