Albania threatened by Iran, US Embassy reacts: We will provide you with more information...

2026-04-02 11:48:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Albania threatened by Iran, US Embassy reacts: We will provide you with more

Një reagim tjetër posaçërisht për Top News ka ardhur këtë të enjte nga Ambasada Amerikane, lidhur me deklaratën e djeshme të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë ditën e djeshme, për kujdes ndaj kërcënimeve me Iranin.

Zyra e shtypit të Ambasadës Amerikane ka thënë se “administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve.

Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.”

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews:

Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund t’i atribuohet një zyrtari të ambasadës:

Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë. 

Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.

Albania threatened by Iran, US Embassy reacts: We will provide you with more

 

Happening now...

ideas