Local journalists in Shkodra put forward the leader of the DP, Berisha: Beci is on loan to Rama!

2026-04-02 12:58:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Local journalists in Shkodra put forward the leader of the DP, Berisha: Beci is

Sali Berisha reagoi ndaj pyetjeve të gazetarëve për kryebashkiakun Benet Beci, duke deklaruar se ai “është dhënë me qira te” kryeministri Edi Rama.

Kreu i PD-së e akuzoi Becin për korrupsion dhe theksoi se në Partinë Demokratike nuk ka vend për, sipas tij, persona që “japin veten me qira” dhe bashkëpunojnë me pushtetin.

E plotë:

Gazetarët: Z. Berisha, meqenëse e përmendët z. Beci, ua kanë faturuar jo pak se e keni pasur për 10 vite si bashkëpunëtor tuajin në drejtimin e Fondit Shqiptar, madje në fushatë zoti Rama e ka përmendur jo pak herë si demokrat, siç po e shohim kohët e fundit edhe shumë të tjerë po i merr në gjirin e tij?

Sali Berisha: Tani, po më pyete për demokratët, unë të përgjigjem, po më pyete për ata që jepen me qira, unë nuk kam punë me ata. Ata qofshin.

Gazetarët: E ke dhënë me qira?

Sali Berisha: Ata japin veten me qira dhe dalin e bërtasin. Unë nuk them që nuk ka qenë, por problemi është se ai është kapur me presh në dorë duke vjedhur dhe rri e drejton bashkinë.
Po pse? Se Rama ka vjedhur 10 herë e 100 herë më shumë. Këta janë hajdutë zinxhirë që po e shndërrojnë vjedhjen në legjitimitet edhe kur dalin dokumentet e çdo gjë.

Gazetarët: Socialistët e Shkodrës kanë vendosur objektiv për zgjedhjet e ardhshme fitimin e 5 bashkive?

Sali Berisha: Çfarë flet more? Socialistët do i shohin me dylbi.

Gazetarët: A po u dëmtojnë përplasjet e brendshme në këtë betejë kundër Edi Ramës? Dje kemi parë që demokratët e disa bashkie kanë protestuar në selinë blu dhe me sa duket më shumë po rrëzoheni brenda vetes.

Sali Berisha: Absolutisht, të asnjë bashkie. Dhe të them një gjë unë ty, vetëm sa na forcojnë. Ne jemi në një fushatë të hapur anëtarësimesh dhe do mbetemi...

Gazetarët: Por edhe përjashtimesh?

Sali Berisha: Prit se do vij aty. Por me pseudo, me njerëz që jepen me qira, me ata demokratët nuk kanë punë. Tani, të them unë ty, tjetra e respektuar, shkon dhe bëhet krahu i djathtë i deputetit Tom Doshi, ajo e Elbasanit. Shihjani statusin. Dhe pastaj thotë se është demokrate. Por Toma të paktën është më i ndershëm, nuk thotë jam demokrat. Jam socialist dhe mori fund, pavarësisht se çfarë është ai. Është mafioz absolutisht po mos e diskutoni punën e tij.
Pra, këta nuk kanë gjë me demokracinë, këta përkundrazi në një kohë kur sheh këtu me qindra njerëz që sakrifikojnë... më thotë një ditë një student se pavarësisht se m’i kërcënojnë prindërit e mi, unë flas dhe dal kundër qeverisë, po ndonjë shok i imi nuk e bën këtë se ka hallin e prindërve.
Pra, demokratët nuk mund të jepen me qira, nuk mund t’i shërbejnë partisë së krimit.
Dhe absolutisht është tradhti çdo tolerancë e bashkëpunimit të fshehtë apo të hapur me pushtetin e krimit.

 

Happening now...

ideas