Pie with minced meat and onions

2026-03-18 11:53:37 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Pie with minced meat and onions

Përbërësit:

500 gr petë të gatshme
400 gr mish i grirë
3-4 qepë mesatare
3 lgj vaj ulliri ose gjalpë
100 ml ujë ose lëng mishi
1 vezë (opsionale, për lyerjen e sipërfaqes)
Kripë, piper i zi, rigon
Bimë aromatike sipas shijes

Përgatitja:

Në një tigan nxehim vajin ose gjalpin. Shtojmë qepët e grira hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë. Shtojmë më pas mishin e grirë dhe e skuqim mirë, duke e përzier herë pas here. Hedhim kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta, derisa mbushja të trashet. E lëmë mbushjen të ftohet pak. Ndërkohë lyejmë një tepsi me pak vaj. Shtrojmë gjysmat e petëve një e nga një duke i spërkatur me vaj. Hedhim mbushjen e mishit dhe e shpërndajmë njëtrajtësisht. Shtrojmë pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me vaj. Në fund, lyejmë sipërfaqen e byrekut me vezë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur derisa të marrë një ngjyrë të artë.

Receta nga Zonja Albana

Happening now...

ideas