Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe shqiptarit, arrestohet nipi, si edhe miku i tij biznesmen

Nipi i pronarit të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan, si pjesë e hetimit për vrasjen e dyfishtë.
Arrestimet vijnë pas muajsh hetime. Në mesin e nëntorit, policia greke kreu kontrolle në dyqanet e biznesmenit ku punonte 22-vjeçari, i cili është arrestuar për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe mikut të tij shqiptar.
Biznesmeni nga Athina, përveçse punëdhënës i njërit prej dy të rinjve të akuzuar për ekzekutimin e pronarit të kampingut dhe shqiptarit, ishte edhe personi që nipi i viktimës telefonoi pas vrasjes së dyfishtë.
Nipi i grekut ishte edhe i vetmi dëshmitar okular i vrasjes. Siç ka deklaruar ai, telefonata e parë që bëri përmes partneres së tij ishte tek pronari i kafenesë në Kolonaki, i cili ishte punëdhënësi i njërit prej 22-vjeçarëve të dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasjes.
“Që të kuptoni se cila është marrëdhënia ime me G. (ish-punëdhënësi i të pandehurit), pas sulmit ai është personi i parë që i kërkova të dashurës sime të telefononte dhe të më informonte sepse isha në gjendje shoku dhe nuk mund të flisja. “Ajo e telefonoi nga celulari i saj sepse i imi ishte në vendin e vrasjes.”
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
Lapaj's chair protest and the Helmeted Philosopher!
Why did 35 opposition MPs sign in favor of Endri Shabani as People's Advocate?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
