Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy kolumbiane, procedohen gjashtë të tjerë

2025-12-15 09:48:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, arrestohen

Goditja e rasteve të prostitucionit nga shtetaset e huaja në Durrës po vijon pa ndërprerje.

Policia ka regjistruar fazën e 12-të të operacionit “Storm”, duke arrestuar dy shtetase kolumbiane në zonën e Vollgës.

Sipas policisë, dy të rejat kolumbiane të moshës 23 dhe 25 vjeç kishin marrë me qira një apartament, të cilin e shfrytëzonin për ushtrimin e prostitucionit. Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa javor nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Në kuadër të aksionit, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe gjashtë shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi pasaporta, shuma parash dhe formularë dërgesash monetare me mbi 15 mijë euro të transferuara drejt familjarëve në Kolumbi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Gjatë këtij operacioni 2 vitet e fundit janë goditur 12 raste ushtrimi prostitucioni dhe arrestuar vajza e gra mga vendet e Amerikës Latine dhe Kina për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm si dhe burra e gra si tutorë dhe organizatorë të kësaj veprimtarie.



Happening now...