Berisha rikthehet në skuadër, gati për sfidën ndaj Lazios
Medon Berisha është pranë rikthimit në fushën e lojës pas një periudhe shumë të gjatë jashtë aktivitetit. Mesfushori shqiptar ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti larg futbollit për gati një vit dhe është rikthyer në stërvitje me grupin te Lecce.
Sipas mediave italiane, Berisha ka kaluar fazën e rikuperimit pas dëmtimit të tendinit të muskulit të drejtë femoral në kofshën e djathtë, të pësuar më 12 dhjetor 2025. Disa probleme të përsëritura kishin vonuar rikthimin e tij, por tashmë lojtari është sërish në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Franccesko.
Madje, mesfushori kuqezi pritet të jetë pjesë e listës së të grumbulluarve për transfertën ndaj Lazios, të vlefshme për javën e 12-të të Serisë A. Një lajm shumë pozitiv për Berishën, i cili pas muajsh të tërë vuajtjesh fizike synon të rifitojë gradualisht ritmin dhe vendin e tij në skuadrën italiane.
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
The protest is bigger than the parties
Soros, Berisha and political hypocrisy
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


