Trump paralajmëron Iranin, ngre alarmin për armët kimike dhe biologjike: Pas 1 janarit do të shohim çfarë do të ndodhë
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve të reja në konfliktin me Iranin pas 1 janarit, duke paralajmëruar se Uashingtoni do të rivlerësojë situatën në fillim të vitit të ardhshëm. “Është një vit i ri, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë pas 1 janarit. Por ata janë të këqij”, deklaroi Trump në një intervistë për Fox News gjatë vizitës së tij në Kinë. Deklarata u transmetua këtë të enjte, ndërsa presidenti amerikan nuk dha shpjegime se përse veçoi pikërisht datën 1 janar.
Komentet e tij erdhën në një moment kur administrata amerikane ka alternuar deklaratat për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit me sinjalet për një zgjidhje diplomatike. Gjatë intervistës, Trump u pyet edhe për një raport të CNN, sipas të cilit Irani dyshohet se po shqyrton mundësinë e përdorimit të një bombe të ndyrë në Uashington. Një pajisje e tillë përdor eksplozivë konvencionalë për të shpërndarë materiale radioaktive.
Trump u shpreh se nuk beson se banorët e kryeqytetit amerikan duhet të shqetësohen për një kërcënim të tillë të menjëhershëm, por pretendoi se Teherani po kërkon të sigurojë armë kimike dhe biologjike. “Ka një tregues se Irani po kërkon gaz, po kërkon armë biologjike, sepse ne ua mbyllëm derën me armët bërthamore. Armët bërthamore janë shumë më të vështira. Dhe ata po kërkojnë gaz dhe armë biologjike – nuk është mirë – dhe gjëra të tjera”, deklaroi presidenti amerikan.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme iraniane nuk kishte reaguar menjëherë ndaj kërkesës për koment. Një zëdhënës i saj e kishte cilësuar më herët raportimin e CNN si “të pabazë”. Irani është përballur prej vitesh me akuza nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe vende të tjera perëndimore për përpjekje për të zhvilluar armë bërthamore. Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.
Shkatërrimi i programit bërthamor iranian ishte një nga arsyet që Trump përmendi për të justifikuar sulmet amerikane të ndërmarra në shkurt, në bashkëpunim me Izraelin. Ndërkohë, dy zyrtarë izraelitë kanë bërë të ditur se Tel Avivi i ka përcjellë Uashingtonit, gjatë dy javëve të fundit, informacione mbi rritjen e kapaciteteve ushtarake të Iranit, përfshirë zhvillimin e armëve kimike.
Sipas raportimeve të Reuters, kreu i Mossad-it, Roman Hoffman, zhvilloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku mbështeti mundësinë e rifillimit të sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Iranit. Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke komentuar raportin e CNN të mërkurën, deklaroi se nuk beson se ekziston një kërcënim i menjëhershëm ndaj kryeqytetit amerikan. Deklaratat e fundit tregojnë se tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta, ndërsa ende nuk ka një qëndrim të qartë se si do të vijojë konflikti pas fillimit të vitit të ri.
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
The protest is bigger than the parties
Soros, Berisha and political hypocrisy
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


