Përshkallëzohet lufta/ 3 të vrarë nga sulmet ukrainase në Rusi, Moska godet me dronë zemrën e Kievit

2026-11-19 16:28:00 / BOTA ALFA PRESS
Përshkallëzohet lufta/ 3 të vrarë nga sulmet ukrainase

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ukrainase në rajonin e Saratovit, në jugperëndim të Rusisë. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori rajonal, Roman Bushargin.

Sipas tij, nga sulmi është dëmtuar edhe infrastruktura civile, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi objektivat apo rrethanat e goditjes. Rajoni i Saratovit ndodhet rreth 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Ndërkohë, në një zhvillim paralel, ushtria ruse ka ndërmarrë sulme me dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit. Sipas raportimeve të gazetarëve të agjencisë AFP, shpërthime dhe goditje janë regjistruar në qendër të qytetit gjatë mesditës.

Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kanë dhënë informacion për viktima apo persona të plagosur nga sulmet ruse në Kiev. Zhvillimet e fundit vijnë në një kohë kur sulmet ajrore dhe përdorimi i dronëve vijojnë të godasin si territorin rus, ashtu edhe qytetet ukrainase, duke shtuar pasojat e luftës për popullsinë civile.

 

 

Po ndodh...