“Do e vrasim racën tuaj!”/ Letër kërcënuese në xhaminë më të madhe të Australisë në nisje të muajit të Ramazanit, polica nis hetimet

Policia australiane njoftoi sot se ka nisur një hetim pas një letre kërcënuese të dërguar në xhaminë më të madhe të vendit, ngjarja e tretë e këtij lloji gjatë muajit të shenjtë të islamit, Ramazanit.
Letra u dërgua dje, të mërkurën, në Xhaminë Lakemba, në perëndim të Sydney, dhe përmbante një vizatim të një derri të shoqëruar me një kërcënim për vrasjen e “racës myslimane”, bëri të ditur policia lokale.
Autoritetet thanë se letra është dërguar për ekzaminim kriminalistik dhe se do të vijojnë patrullimet në vendet e kultit fetar, përfshirë xhaminë në fjalë, si dhe në aktivitetet e komunitetit.
Kjo letër u dërgua disa javë pas një mesazhi të ngjashëm me email drejtuar së njëjtës xhami, ku paraqiteshin myslimanë brenda një vendi adhurimi në flakë.
Policia njoftoi gjithashtu se ka arrestuar dhe ngritur akuza ndaj një 70-vjeçari në lidhje me një letër të tretë kërcënuese, e cila ishte dërguar në janar stafit të Xhamisë Lakemba.
Shoqata Myslimane Libaneze, që administron xhaminë, deklaroi për rrjetin Australian Broadcasting Corporation se i ka shkruar qeverisë duke kërkuar më shumë fonde për roje shtesë dhe kamera sigurie.
Rreth 5.000 persona pritet ta vizitojnë xhaminë çdo mbrëmje gjatë Ramazanit. Më shumë se 60% e banorëve të periferisë Lakemba vetëidentifikohen si myslimanë, sipas të dhënave zyrtare.
Bilal El-Hayek, kryebashkiak i Këshillit Canterbury-Bankstown, ku ndodhet Lakemba, deklaroi se komuniteti është “shumë i shqetësuar”.
Nga ana e tij, kryeministri Anthony Albanese dënoi valën e fundit të kërcënimeve.
Regjistri i Islamofobisë në Australi, një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2014 për regjistrimin dhe analizimin e incidenteve islamofobike dhe raciste ndaj myslimanëve, ka raportuar një rritje prej 740% të rasteve të tilla pas sulmit vdekjeprurës në plazhin Bondi Beach më 14 dhjetor, ku sipas autoriteteve dy persona të armatosur, të frymëzuar nga Islamic State, vranë 15 persona që merrnin pjesë në një festë hebraike.
“Është vënë re një rritje e ndjeshme pas Bondit. Pa dyshim, kjo është rritja më e madhe që kam parë. Ka shumë tension”, komentoi El-Hayek.
Happening now...
ideas
Messages for Rama&Berisha and a McAllister act in Tirana
Why should MEPs meet Berisha?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128