Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Greqi, 1 viktimë dhe 5 të plagosur

2023-12-11 10:46:44 / BOTA ALFA PRESS

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Greqi,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi në rrugën nacionale Kilkis-Doiranas. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur pesë të tjerë.

Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.