Rubio: Do të heqim vizat për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA

2026-02-16 20:41:12 / BOTA ALFA PRESS

Rubio: Do të heqim vizat për ata që veprojnë kundër

Gjatë një vizite zyrtare në Budapest, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të heqin vizat për çdo person që, sipas tij, vepron kundër interesave kombëtare të SHBA-së.

I pyetur për çështjen e pezullimit të vizave, Rubio u shpreh se politika e administratës amerikane është e qartë. “Nëse hyni në vendin tonë si vizitor dhe ndërmerrni veprime kundër interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do t’jua heqim vizën”, deklaroi ai.

Deklaratat u bënë gjatë takimit me kryeministrin hungarez, Viktor Orbán, në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Rubio theksoi se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Hungarisë ndodhen në një “fazë të artë”, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është konkret, sidomos në fushat e ekonomisë dhe energjisë.

Sipas tij, Hungaria është shndërruar në një partner të rëndësishëm për SHBA-në dhe investimet amerikane në këtë vend janë në rritje. Ai vlerësoi gjithashtu klimën e biznesit në Hungari, duke e cilësuar si të qëndrueshme dhe konkurruese.

 

Happening now...

ideas