Rusia sulm në Dnipro, humbin jetën dy persona, plagosen tetë të tjerë

2026-04-23 09:04:46 / BOTA ALFA PRESS

Rusia sulm në Dnipro, humbin jetën dy persona, plagosen tetë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore (Ukraine), në orët e para të mëngjesit.

Sipas autoriteteve lokale, një person rezulton ende i zhdukur, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në zonën e goditur.

Guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, Oleksandr Khanza, bëri të ditur përmes një postimi në Telegram se mes të plagosurve ndodhen edhe dy vajza të mitura, të moshës 9 dhe 14 vjeç, duke e rënduar më tej bilancin e sulmit.

Happening now...