We are very concerned..."/ The US Embassy in Tirana shares Secretary Rubio's strong reaction

2026-01-16 10:44:14 / BOTA ALFA PRESS

We are very concerned..."/ The US Embassy in Tirana shares Secretary

“Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet!”, kjo ka qenë deklarata e bërë së fundmi nga Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, një mesazh i cili është rishpërndarë edhe nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Në deklaratën e tij, Rubio thekson se aleancat mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve europianë janë ndërtuar mbi parime dhe vlera të përbashkëta, ku një ndër shtyllat kryesore mbetet liria e shprehjes.

“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes,”, është shprehur Sekretari Rubio.

Deklarata vjen në një kohë debatesh të forta mbi kufijtë e fjalës së lirë dhe standardet demokratike në disa vende europiane, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte themelore.

Happening now...

ideas