Berisha, the "oppositionist" that Rama needs

2026-01-21 12:48:42 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Berisha, the "oppositionist" that Rama needs

Nga të gjitha paradokset e politikës shqiptare, më i rëndi mbetet fakti se njeriu që vetëquhet armiku më i madh i Edi Ramës është, në praktikë, aleati i tij më funksional. Sali Berisha sot nuk përfaqëson opozitë reale ndaj pushtetit; ai përfaqëson mekanizmin që e mban opozitën të dobët, të përçarë dhe të paaftë për të ndërtuar një alternativë qeverisëse. Pikërisht për këtë arsye, sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Lulzim Bashës nuk janë luftë politike kundër Ramës, por bashkëautorësi në ruajtjen e status quo-së.

Modeli është i qartë dhe i përsëritur: Sa herë Berisha gjendet nën presion politik, juridik apo ndërkombëtar, ai e zhvendos vëmendjen duke sulmuar Bashën. Krijon një armik të brendshëm, për të shmangur përgjegjësinë personale. Nuk është strategji opozitare; është instinkt mbijetese.

Berisha flet për “dosje” të Bashës, ndërsa vazhdon të jetë Non Grata në SHBA edhe pse ka paguar 11 milion euro dhe është një tjetër administratë në pushtet. Gjithashtu ai është non grata në Britani të Madhe, i padëshiruar në BE, i pandehur për korrupsion dhe po gjykohet për pastrim parash. Kjo tregon se Lulzim Basha mori një vendim të drejtë duke ruajtur partneritetit me SHBA. Përrallat e Berishës me dosje dhe demonizimi i Bashës sa herë që kërkon të mashtrojë ata pak militantë të sëmurë që i kanë mbetur, janë qesharake dhe vetëm shenjë e deshperimit të tij

Paradoksi “Toyota Yaris”

Berisha ka shkuar deri aty sa të pretendojë se paska “dosje” për Lulzim Bashën lidhur me çështjen Toyota Yaris. Ky është kulmi i absurditetit politik: Sipas kësaj logjike, fajtori qenka ai që denoncoi skandalin dhe ekspozoi lidhjet me Taulant Ballën, jo ata që u përmendën në dosje. Pyetja lind natyrshëm: Çfarë pazari qenka prishur nga Basha mes Berishës me Ballën, duke e nxjerrë çështjen në dritë?

McGonigal: Kur “opozitari” mbron Ramën

Në çështjen McGonigal, hipokrizia është edhe më e dukshme. Vetë McGonigal e ka pranuar se është korruptuar për të sulmuar Bashën. Shpesh këtë e thotë dhe Berisha. Por kur është nën presion nga mbështetësit e tij që i la në opozitë, (Dhe në opozitën më të dobët që nga krijimi i PD), ndërsa pasuritë e familjes së tij shtohen, bashkë me katet e kullave, harron dhe me fjalët e Ramës nis dhe sulmon Bashën. Praktikisht, ai po mbron Ramën.

Kjo sjellje shpjegohet nga dy arsye thelbësore:

Së pari, Berishës i dhemb fakti që në orbitën e Donald Trump, ai nuk ekziston. Trump e di se Rama ka përdorur McGonigal për të goditur Bashën, veçanërisht pas fotos së Bashës me Trump. Goditja ndaj Bashës ishte indirekt edhe goditje ndaj vetë Trump. Dhe ndryshe nga Basha, Berisha ka 0 mardhënie me qeverinë aktuale amerikane.

Së dyti, Berisha e mbron Ramën sepse di një të vërtetë të thjeshtë politike:

Largimi i Berishës është fundi i Ramës, dhe largimi i Ramës është fundi i Berishës. Fatet e tyre janë të lidhur. Prandaj Berisha flet përçart, relativizon, shpik akuza dhe mbron indirekt pushtetin.

Sulmet ndaj Bashës: detyrim politik

Rikthimi obsesiv i sulmeve ndaj Bashës nuk është spontan. Ai vjen sepse duhet larë një borxh politik. Berisha mori vulën e PD-së, u mbështet financiarisht dhe politikisht,nga Belinda Balluku dhe Edi Rama. Tani duhet kthyer “restoja”.

Ndryshe nga Berisha, i cili me zhurmë e ka përdorur drejtësinë herë për ta politizuar e herë për ta dekonspiruar, Lulzim Basha, pa zhurmë dhe pa bujë e çoi Belinda Ballukun në SPAK. Sot asaj i duhet të përballet me drejtësinë.

Pse çuditërisht në vend të merret me Belindën, Berisha merret me Bashën?!

Sa më shumë Berisha merret me Bashën, aq më pak flitet për korrupsionin qeveritar, për aferat e inceneratorëve, për koncesionet, për lejet e ndërtimit, për pasurimin e familjeve të lidhura me pushtetin, përfshirë edhe familjen Berisha. Heshtja e Berishës për këto tema nuk është rastësi. Është marrëdhënie simbioze: Rama nuk e prek Berishën në thelb, Berisha e mban opozitën të paralizuar.

Ndaj sot pyetja nuk është nëse Basha ka pasur dy apo tri “dosje” imagjinare. Pyetja reale është: Kush i shërben pushtetit të Ramës? Një opozitë që kërkon reformë, standarte dhe lidhje me Perëndimin?

Apo një opozitë e mbyllur në rreth vicioz konfliktual, të udhëhequr nga një njeri i izoluar që nuk pranon as largimin, as përgjegjësinë?

Historia po e jep përgjigjen çdo ditë./Alfapress.al

Happening now...

ideas