Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!

Nga të dhënat e deritanishme, Sali Berisha, ka shpenzuar rreth 11 milionë euro për të tentuar heqjen e shpalljes "Non Grata". Këto para kanë shkuar tek lobistë amerikanë – të vetmit që e dinë plotësisht arsyen e vërtetë të shpalljes "Non Grata". Madje burimi i këtyre milionave, mund të kthehet në një proces tjetër ligjor i cili mund të rëndojë mbi Berishën në të ardhmen.
Ku i gjeti 11 milion euro?!
Megjithatë, pas gjithë këtij investimi, përgjigjja që Berisha ka marrë është e njëjtë me atë të administratës Biden:
“Duhet të largohesh nga politika.”
Madje, Berishës i është ofruar e njëjta marrëveshje që i ishte ofruar më herët Milorad Dodik, nga i njëjti lobist. Asgjë nuk ka ndryshuar për të – as me Biden, as me Trump. Rezultati mbetet i pandryshuar: Non Grata, mungesë takimesh, dhe një Parti Demokratike e futur në ngërç për shkak të hallit personal të një njeriu.
Një vit pas rikthimit të Trump në pushtet, kanë rënë edhe pretendimet e Berishës për “Soros-in”. Vetë Departamenti i Shtetit nënvizon se Berisha është "Non Grata" për shkak të veprimeve të tij, jo për shkak të ndonjë konspiracioni.
Sot, administrata Trump, e konsideron Lulzim Bashën si viktimën e vetme të aferës “McGonigal” – një operacion kriminal që i shërbeu Edi Ramës dhe i cili e mban larg SHBA.
Pra JO Berisha por Basha është “viktimë” për një çështje e cila është fakt tashme, por i vetmi që vazhdon dhe e konsideronte këtë, "Barrë për Bashën" në mënyrën më skandaloze ishte Sali Berisha!
Por tashmë atij, nuk i ka mbetur më as turp e as moral, për çfarë nxjerr nga goja!
Ndërkohë, i vetmi politikan shqiptar me proces penal për korrupsion është Sali Berisha. Dosja “Partizani” vazhdon në procedim, ndërsa ai mbetet i padëshiruar në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Sulmet e tij ndaj Bashës, nuk mund ta shpëtojnë më.
Sot, Berisha e ka katandisur PD-në në nivelin më të ulët të historisë së saj. Ai është i vetmi shqiptar i futur njëkohësisht në listat e zeza të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, ndërsa në Europë nuk pritet nga askush.
Është gjithashtu i vetmi lider opozitar që nuk takon asnjë përfaqësues ndërkombëtar – përveç ndonjë deputeti pa peshë.
Gjithçka ka thënë për Lulzim Bashën, Berisha e ka rrëzuar vetë:
– Tha se Basha “shiti zgjedhjet”, pastaj vetë deklaroi se Rama “i vodhi zgjedhjet e 2021”.
– Akuzoi për pazar me Ramën, por është pikërisht Berisha ai që pranoi marrëveshjen për amnistinë e të korruptuarëve dhe i la Ramës 11 mandate në tavolinë, për shkak të listave të mbyllura.
– Është ai që bëri pazar për vulën dhe sot është peng i Edi Ramës
-Është ai që bëri marrëveshjen famëkeqe të 2008, që i jep fuqi PS.
At a time when the country is facing serious corruption scandals, and Albania should be in civil disobedience, which Berisha himself warns about every month, he and a small group of supporters are doing the evening lap on the Boulevard!
Today, when he is returning everything he has done against others, he attacks every movement within the DP.
He cannot stop karma with the gang of insulters, analysts and opinion leaders he pays!
Because, as the people say:
"What you sow, you will reap. As you have spat on others, so they will spit on you"/ Alfapress.al
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
"Topple" Edi Rama by lying to yourself...
Only accepting Berisha's truths will save the DP from final extinction!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
