“Një baba lufton për jetën”, Ylber Qenani kërkon ndihmën e shqiptarëve për trajtim jetik në Spanjë!

2026-02-04 14:16:05 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

“Një baba lufton për jetën”, Ylber Qenani kërkon

Një familje shqiptare ka nisur një apel publik për ndihmë, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën një burri dhe babai të ri, i cili po përballet me një sëmundje shumë të rrallë dhe të rrezikshme të trurit.

Ylber Qenani vuan nga një malformacion arteriovenoz (MAV), një formë e komplikuar aneurizme, që në muajin dhjetor i shkaktoi një hemorragji cerebrale të rëndë.

Si pasojë, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, duke e lënë me pasoja serioze fizike dhe me vështirësi të mëdha në lëvizje.

Sipas familjarëve, në vendin ku ndodhen aktualisht, mjekët ofrojnë vetëm ndërhyrje kirurgjikale me rrezik shumë të lartë.

“Po luftojmë jo vetëm për jetën e tij, por edhe për të ardhmen e fëmijëve të tij,” shprehen familjarët.

“Një baba lufton për jetën”, Ylber Qenani kërkon

Ndërkohë, në Spanjë ekziston një metodë më moderne dhe më e sigurt trajtimi, e cila i jep shpresë reale për jetë dhe rikuperim, por kostot janë të papërballueshme për familjen.

Pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ai përpiqet të jetë pranë fëmijëve të tij, por situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Familja apelon për ndihmë financiare në gofundme, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është jetik për të siguruar trajtimin e nevojshëm jashtë vendit. Linku i GoFundMe për të ndihmuar Ylber Qenanin.

“Një baba lufton për jetën”, Ylber Qenani kërkon

“Një baba lufton për jetën”, Ylber Qenani kërkon

“Një baba lufton për jetën”, Ylber Qenani kërkon

“Një baba lufton për jetën”, Ylber Qenani kërkon

 

Happening now...

ideas