Together in Washington, apart on Facebook, the hypocrisy of the SP and the DP with the meetings in Congress

2026-02-04 14:47:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Together in Washington, apart on Facebook, the hypocrisy of the SP and the DP

Në Uashington, deputetë të PD dhe PS janë bashkë për “National Prayer Breakfast” dhe kanë zhvilluar takime të përbashkëta me kongresmenë amerikanë.

Nga një vëzhgiim online, ajo që bie në sy është “magjia” e rrjeteve sociale, ku fotot publikohen sikur takimet kanë qenë të ndara, edhe kur kanë takuar të njëjtët senatorë dhe kanë qenë ulur në të njëjtën tryezë.

Pra, ata që në Tiranë quhen “narkoshtet” nga njëra palë dhe “përfaqësues të non grata-s” nga pala tjetër, në fund ulen bashkë me të njëjtët interlocutorë në SHBA.

Kjo tregon se retorika e brendshme është për konsum publik, ndërsa jashtë vendit shpesh shfaqet e njëjta agjendë imazhi, lobimi dhe mbijetesë politike, jo përballje reale me problemet që i kanë sjellë Shqipërisë këtë krizë besimi.

Happening now...

ideas