Gattuso thumbon kritikët pas ngjitjes së Lazios në krye: Më quanin të paaftë dhe parashikonin rënien nga kategoria

2026-11-29 09:43:00 / SPORT ALFA PRESS

Gattuso thumbon kritikët pas ngjitjes së Lazios në krye: Më

Gennaro Gattuso nuk i ka harruar kritikat e marra në fillim të sezonit. Pas fitores së fundit, që e ka ngjitur Lazion në krye të renditjes, trajneri italian shfrytëzoi konferencën për shtyp për t'u përgjigjur atyre që kishin dyshuar te aftësitë e tij dhe te potenciali i skuadrës.

“Ne nuk duhet ta shohim tabelën. Duhet ta marrim një ditë pas tjetrës. Nuk do t'i harroj thashethemet e fillimit të sezonit. Thoshin se nuk ishim në nivelin e duhur, se duhej të binim nga kategoria dhe se unë isha i paaftë”, deklaroi Gattuso.

Një reagim që tregon se trajneri i Lazios nuk i ka harruar aspak parashikimet negative dhe kritikat e fillimit të sezonit. Rezultatet e fundit e kanë vendosur skuadrën në krye të kampionatit, por Gattuso kërkon që lojtarët të mos shpërqendrohen nga renditja dhe të vazhdojnë të përqendrohen te çdo ndeshje.

Për momentin, Lazio po shijon kreun e tabelës, ndërsa trajneri i saj ka zgjedhur t'u përgjigjet kritikëve me rezultatet në fushë.

Po ndodh...