“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare
Një ditë pas protestës kombëtare të 28 Nëntorit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, sot pritet të zhvillohet një tjetër protestë në Tiranë. Qytetarët dhe studentët pritet të vijojnë qëndresën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij.
Tubimi i sotëm nis në orën 10:00 dhe vjen pas manifestimit të zhvilluar në Ditën e Pavarësisë, ku mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë nga diaspora, iu bashkuan thirrjes për protestë. Lëvizja vijon të kërkojë largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Protestat, që kanë nisur prej muajsh dhe janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme në kryeqytet, janë shoqëruar me përshkallëzim të kërkesave politike dhe përplasje të përsëritura me forcat e rendit.
Gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola. Por situata u tensionua kur policia nuk lejoi grumbullimin e protestuesve përpara godinës së qeverisë.
Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë dhe molotovë. Përplasjet vijuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas u zhvendosën në sheshin “Skënderbej”, ku policia përdori edhe dronë për hedhjen e gazit lotsjellës.
Në fund të protestës, policia ndërhyri edhe ndaj qytetarëve që kishin mbetur në sheshin “Skënderbej”, duke kryer shoqërime.
Numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit arriti në 48 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe gazetarë.
Protesta e djeshme u ndoq edhe nga mediat ndërkombëtare, ndërsa kërkesat e qytetarëve lidhen me akuzat për korrupsion, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.
Me protestën e sotme, pritet të vijojë mobilizimi qytetar pas përshkallëzimit të një dite më parë. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Po ndodh...
ide
Why does it always have to be "Lulzim Basha too"?
No one is above the Law!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


