Borë në gjithë Kosovën, rrugët e kalueshme, sugjerohet kujdes

2026-11-29 12:05:00 / KOSOVA ALFA PRESS
Borë në gjithë Kosovën, rrugët e kalueshme, sugjerohet

Reshje debore kishte në gjithë Kosovën, por rrugët janë të kalueshme.

Disa nga rrugët që shkojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë janë të mbuluara me borë, por aktualisht të gjitha janë të kalueshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, borë është evidentuar në magjistralen Gjakovë – Qafë e Prushit, Pejë – Kullë, Prishtinë – Mutivodë dhe Stançiq – Gjilan.

Në të gjitha këto segmente rrugore, kalueshmëria është vlerësuar si e mundshme.

Megjithatë, edhe kësaj here u është sugjeruar shoferëve të kenë kujdes të shtuar pas të reshurave të reja të borës.  

Po ndodh...