Ish-ministri Malaj: Është hera e parë që prej themelimit të saj që Partia Socialiste ka në shesh kundër qeverisë së vet qytetarë

2026-11-16 22:55:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Ish-ministri Malaj: Është hera e parë që prej themelimit

Ish-ministri dhe ish-deputeti Arben Malaj, i ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ka folur për transformimin e Partisë Socialiste, angazhimin e tij politik dhe ndryshimet në drejtimin e saj ndër vite. Duke kujtuar periudhën e angazhimit të tij në të majtën, Malaj u shpreh: “Besoj gjëja më mbresëlënëse është mbështetja që kishim në hapat tona të para, po ishte një mbështetje e plotë.”

Malaj vuri në dukje ndryshimin mes frymës së bashkëpunimit në Partinë Socialiste të viteve të para dhe mënyrës së drejtimit të saj në periudhën e mëvonshme, duke shprehur shqetësimin për klimën e krijuar brenda partisë.

Në vijim të diskutimit, Malaj e përqendroi kritikën te mënyra e drejtimit të Partisë Socialiste nga Edi Rama, duke deklaruar: “Vetë Rama si lider është lider i bazuar tek frika, ndaj të nxit frikën te bashkëpunëtorët dhe nënshtrimin sesa t'i bëjë pjesë të saj.”

Po ndodh...