Kategoria Superiore/ Teuta nuk ka rivalë, mposht edhe Dinamon dhe ruan kreun e klasifikimit

Teuta e Edlir Tetovës nuk di të ndalet në këtë fazë të Kategorisë Superiore. Skuadra durrsake mposhti edhe Dinamon në ndeshjen e javës së 7 me rezultatin 2-0 dhe shkon në kuotën e 19 pikëve duke e ruajtur kreun e klasifikimit
Në Elbasan Arena, ndeshja nisi me Teutën që krijoi mundësinë e parë me Kallakun që nuk e shfrytëzoi siç duhej asistin e Arifit. Dinamo u kundërpërgjigj me Alijin dhe Ismailin, i pari u ndal nga Bernardoni që priti topin në dy kohë, ndërsa i dyti gjuan jashtë.
Në minutën e 31 Teuta arriti të zhbllokojë rezultatin me Pedron që devijoi një top të marrë nga Mala për të marrë kryesimin në 1-0. në minutën e 40 Teuta iu afrua golit të dytë me Kallakun por ky i fundit gjeti përgjigjen e Teqjas. Në krahun tjetër Ismaili tentoi sërish për Dinamon por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Teutës, pas 45 minutave që pati edhe momente tensioni dhe polemikash.
Në pjesën e dytë Teuta arriti të shënojë golin e dytë, pikërisht me Arifin në minutën e 63 pas një aksioni të shpejtë në krahun e djathtë për të çuar rezultatin në 2-0. Në minutat e mbetura shifrat nuk ndryshuan më dhe Teuta mori fitoren e radhës në kampionat, ndërsa Dinamo pësoi humbjen e dytë radhazi dhe mbetet me 12 pikë.
Po ndodh...
Albanians cannot forgive Rama for mocking Besa and "magic" with Berisha!
ide
The youth imprisoned between the SP and the DP is exploding!
Flamingos, in 137 days, turned into eagles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
