Kina kundër kufizimeve amerikane për eksportin e çipave, Pekini paralajmëron kundërmasa

Kina ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksportin e çipave dhe teknologjive të avancuara, duke paralajmëruar se do të marrë masa në mbrojtje të interesave të saj.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Uashingtoni po e zgjeron në mënyrë të tepruar konceptin e sigurisë kombëtare dhe po abuzon me masat e kontrollit të eksporteve.
“SHBA-ja vazhdon ta zgjerojë në mënyrë të tepruar konceptin e sigurisë kombëtare, duke abuzuar me masat e kontrollit të eksporteve”, u shpreh Guo.
Ai paralajmëroi se Pekini nuk do të qëndrojë pasiv përballë këtyre kufizimeve.
“Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, deklaroi zëdhënësi. (A2 Televizion)
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

