Nga vjedhja e 90 videove të “GTA 6” te dënimi me 7 vite burg, kush është hakeri shqiptar Arion Kurtaj?
Hakeri shqiptar Arion Kurtaj, i cili arriti të depërtonte në sistemet e kompanisë Rockstar Games dhe të vidhte 90 video nga loja e shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), është dënuar me shtatë vite burg nga drejtësia britanike.
21-vjeçari nga Oxfordshire u dënua nga Gjykata e Woolwich në Londër, ndërsa u lirua menjëherë, pasi koha e kaluar në paraburgim iu llogarit në dënimin e dhënë.
Kurtaj ishte pjesë e grupit të njohur të krimit kibernetik Lapsus$ dhe kishte pranuar fajësinë për një seri sulmesh ndaj kompanive të mëdha, përfshirë Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Turner i drejtoi të riut një mesazh të drejtpërdrejtë, duke vënë në dukje aftësitë e tij.
“Ti je padyshim një i ri shumë i talentuar. Mos i shpërdoro këto talente duke kaluar pjesën tjetër të jetës duke hyrë e dalë nga burgu”, deklaroi gjykatësi.
Sipas hetimeve, sulmet kibernetike ishin kryer edhe në kohën kur Kurtaj ndodhej në një hotel nën mbikëqyrje. Ai kishte përdorur një telefon, rrjetin Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick për të realizuar ndërhyrjet.
Në një prej sulmeve më të bujshme, ai arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, ku vodhi kodin burimor dhe pamje të papublikuara të GTA 6. Më pas, publikoi një pjesë të materialeve në internet dhe kërcënoi kompaninë se do të nxirrte edhe kodin burimor nëse nuk merrte përgjigje nga përfaqësuesit e saj.
Në dhjetor 2023, Kurtaj ishte urdhëruar të mbahej për një periudhë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët kishin vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor. Megjithatë, një vlerësim i ri në vitin 2025 konfirmoi se ai mund të merrte pjesë në gjykim.
Rasti i tij u hetua nga Policia e Londrës, në bashkëpunim me autoritetet amerikane.
Sulmi ndaj Rockstar Games u bë një nga rrjedhjet më të bujshme të materialeve të GTA 6, duke ekspozuar pamje të lojës shumë kohë përpara publikimit të saj.
Po ndodh...
May 9th Elections REFERENDUM against the System
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


