‘Një peshë për skuadrën…’/ Cristiano Ronaldo është nën akuzë edhe në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo nuk po përjeton një moment të bukur në këtë fazë të sezonit. Pas tërheqjes së polemizuar nga kombëtarja portugeze, tani ylli i futbollit botëror është vënë në shenjën e kritikave edhe në Arabinë Saudite.
Objektivi i tij për të arritur në kuotën e 1000 golave që është shndërruar thuajse në një obsesion, po kushtëzon portugezin dhe skuadrën e tij Al Nassr. Në ndeshjen e fundit ndaj Al Ahli të humbur me rezultatin 3-1, Cristiano Ronaldo shënoi një gol dhe gaboi një 11 metërsh(një gabim që e bëri atë të dëshpërohej), por për tifozët nuk është e mjaftueshme pasi janë paraqitjet e 41 vjeçarit që kanë përfunduar nën lupën e tyre.
Kaq e madhe është pakënaqësia, sa ish mbrojtësi saudit Hussein Abdulghani deklaroi se problemi i skuadrës është pikërisht Cristiano Ronaldo.
‘Të gjithë e dinë se cili është problemi i Al Nassr, por askush nuk e shikon-tha ai-e dimë që Ronaldo ka qenë një futbollist i madh, por pyetja është: a është ai akoma i dobishëm për skuadrën, sidomos në ndeshjet më të ekuilibruara? Të shënosh gol nuk është i vetmi funksion i një sulmuesi-tha Abdulghani-nuk mund të shënosh një gol dhe pastaj të jesh një peshë për skuadrën për pjesën tjetër të ndeshjes. Ronaldo është një futbollist i madh, por nuk mund të bëjë më diferencën’.
Por Abdulghani nuk e la me kaq dhe e shtoi dozën e kritikës së tij.
‘Tifozët luten që Ronaldo të shënojë golin e 1000 dhe që kjo histori të përfundojë njëherë e mirë-shtoi ai.
Po ndodh...
May 9th Elections REFERENDUM against the System
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


