Arrest of the brother of the DP MP for drugs in Italy, Balla ironizes the opposition: You have drugs inside your house!

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi i Shqipërisë komentoi lajmin e arrestimit të vëllait të deputetes së PD-së, Elda Hoti, dje në Itali për çështje droge. Balla tha se nëse do të kishte qenë familjar i një prej socialistëve, opozita do të kishte shpërthyer në akuza. Mes të tjerash ai tha se opozita ‘narkosin e paska në shtëpinë e vetë’.
“Dua t’ju informoj se keni një problem të madh, merrni kompetenca që s’i keni.
Ne vijmë me propozim, ju thoni keni sjellë një projektligj anti kushtetues. Kush je ti ta thuash këtë? Shprehu me votë. Nuk të marrim në refene. Është e pa pranueshme përpjekja e një pushteti për të pezulluar një pushtet tjetër. Kemi thënë qartë që si Presidenti si ministrat, anëtarët e GJK, nuk mund të pezullohen. Është kjo mazhorancë që ka vijuar dhe ka të njëjtin qëndrim për çështjet që lidhen me drejtësinë.
Për t’ju dhënë një shembull të diferencës së madhe, imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur ndaj familjarëve të një deputeteve të PD t’i kishte ndodhur një anëtari të kësaj salle këtu. Do të kishit bllokuar foltoren e do kishit kërkuar burg! Me atë gjuhën e turpit që nuk ka lidhje me politikën.
A i shkreti ti. Po flas për parimet e ti vijon me të njëjtën. Nuk do të bëjmë asnjë deklaratë për rastin në fjalë, narkosin e paskeni brenda shtëpisë tuaj.
Në Shqipëri nuk mund të pezullohen autoritetet kushtetuese”, tha ai.
Happening now...
ideas
Messages for Rama&Berisha and a McAllister act in Tirana
Why should MEPs meet Berisha?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
