Berisha harron denoncimet e “farsës elektorale” për një ditë, shfaqet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë
2025-08-14 20:32:54 / POLITIKË
Kreu i PD, Sali Berisha, pa asnjë shpjegim zyrtar nuk ka dalë mesditën e kësaj të enjteje në kinfetencën e përditshme me gazetarët. Dalja e tij e fundit ishte ditën e djeshme dhe pas konferencës ai duket se është nisur për në Kosovë.
Ndonëse selia blu nuk ka bërë të ditur ndonjë axhendë të Berishës, në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku kreu i demokratëve merr pjesë në një ditëlindjen e 60-të të biznesmenit të njohur në Kosovë, Gani Dreshaj.
Berisha ishte ulur në tavolinën kryesore së bashku me Dreshajn dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, teksa shijonin një gotë me verë nën tingujt e daulleve dhe lodrave muzikore në Kosovë.
@ballkani.info????Istog | Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj marrin pjesë në ditëlindjen e 60’të të Gani Dreshajt♬ original sound – Ballkani.info
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
Nga Gentian Gaba
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
