KAS i hoqi mandatin vajzës së tezes së Lapajt, ia dha të parës së listës, “Shqipëria Bëhet” ankohet në Kolegj: I takon Adriatikut!

Kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor, vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, i cili e la pa mandat.
Disa ditë më parë KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn. Gjithashtu i hoqi mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli duke ia kaluar Ana Dajkos.
Lapaj ka depozituar sot padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së. Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës.
Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpalli fituese.

Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
