Një person i paidentifikuar në selinë PD me pajisje përgjimi, Berisha: E ka dërguar Ilir Proda dhe Vlora Agasi

2026-02-28 23:32:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Një person i paidentifikuar në selinë PD me pajisje

Kryetari PD-së komentoi dhe incidentin e shënuar në selinë e Partisë Demokratike gjatë protestës. Një person, i cili dyshohet se është polici civil ka arritur të hyjë në selinë PD-së me një pajisje përgjues që funksionon me Bluetooth.

Zoti Berisha, është e vërtetë që është gjetur një pajisje përgjimi brenda në ambientet e PD?

Sali Berisha: Po, është e vërtetë. Ajo pajisje po studiohet. Punonjësit kanë kapur një person, i cili ka ardhur këtu për të vendosur një pajisje. Se çfarë është pajisja, nuk mund të flas se duhet të pyes inxhinierët dhe teknikët e fushës. Por më thanë që është një pajisje shumë e kushtueshme. Dhe ai nuk largohet se thotë ma jepni pajisjen. Pajisjen, sill pak identitetin dhe kush të ka dërguar se pajisje nuk merr më ai.

Ka qenë brenda PD ai person?

Sali Berisha: Ka ardhur një person i panjohur.

Me çfarë motivacioni erdhi?

Sali Berisha: Me motivacionin, e ka dërguar Ilir Proda dhe Vlora Agasi. Po, e ka atë. Ajo nuk jep dorëheqjen, por duhet të largohet menjëherë nga detyra, se mendon se mund ta mbajë shërbimin peng, absolutisht jo.

U përshëndes dhe u falenderoj shumë për përcjelljen që i bënë marshimit unik në historinë e Tiranës plot emocione dhe vërtetësira dhe uroj që fazën tjetër të kryengritjes ta përcjellim po me kaq përkushtim. Tani do bëjmë bilancin.

 

Happening now...

ideas