Platforma për bashkimin e PD, Çani: Humbje kohe e tmerrshme, ja pse

2023-06-05 23:03:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Platforma për bashkimin e PD, Çani: Humbje kohe e tmerrshme, ja pse

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për propozimin e tij për një platformë për bashkimin e PD-së.

Për gazetarin Arian Çani kjo është vetëm një humbje kohe.

“Të them të drejtën, unë si e shoh nga jashtë, sepse zoti Bardhi sigurisht ka tjetër këndvështrim sepse është brenda dhe sigurisht që një ngjarje po ta shohësh nga brenda dhe po ta shofësh nga jashtë ndryshon totalisht këndi. Duke e parë nga jashtë dhe unë këtu kërkoj mirëkuptim nga zoti Bardhi, mendoj që e gjitha kjo që po ndodh është një humbje kohe e tmerrshme. Unë nuk e shoh si një entitet të caktuar, pra PD-ja. Kushdo që të ishte, në kushtet që jemi aktualisht është humbje kohe.

Nëse ne do të ishim në një sistem ku stacioni elektoral i radhës do të ishte pas 10 vjetësh unë do e kuptoja shumë mirë, madje do i thosha Gazit merreni ngadalë. Problemi është që këtë nuk e them dot sepse zgjedhjet janë pas 2 vjetësh dhe 2 vjet nuk janë asgjë në një rrugëtim politik dhe elektoral,” – shpjegoi Çani.

 

Happening now...

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128