PS discusses changes to the law on Balluk, Berisha appears in SPAK: Did you see how they made Edi Rama's face?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne, 16 shkurt, në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani.
Ashtu sikurse herë të tjera, kryedemokrati u prit nga disa mbështetës të tij para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa shënjestroi edhe kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në bashkinë e Durrësit, ku u takua e disa banorë që preken nga projekti TID dhe të cilët e kundërshtojnë prej kohësh.
“E patë si ja bënë fytyrën Edi Ramës në Durrës? O Gys, e thirrën, o Gys”, tha Berisha duke iu referuar Ergys Agasit, të shpallur në kërkim nga SPAK për skandalin e AKSHI-t, dhe i cili akuzohet se ka vepruar si grup i strukturuar kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë për këtë dosje.
Kujtojmë që kryedemokrati është vënë nën akuzë nga SPAK për këtë dosje, me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë. Ai akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Happening now...
ideas
Rama's game with Belinda's three revocable resignations!
The food mafia in Albania, more dangerous than drug traffickers….
Berisha, by attacking Basha, is helping Rama
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
