"Rama threatened SPAK and GJKKO in the most unscrupulous way!" - Berisha: He vowed to defend himself and Lubi Balluku to the last detail

2026-02-09 12:54:41 / POLITIKË ALFA PRESS

"Rama threatened SPAK and GJKKO in the most unscrupulous way!" -

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar me votimin 4:4 kërkesën e Edi Ramës për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Balluku.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se ndikimi politik mbi gjykatën ishte shumë i madh, ndryshe nuk do të kishte një votim të tillë.

Berisha: Pas vendimit të GjK, më saktë, mosvendimit të kësaj gjykate për të hequr pezullimin ndaj Lubi Ballukut, pasi 4 gjyqtarë të saj votuan kundër heqjes së pezullimit, votuan duke shkelmuar ligje dhe kushtetutë, votuan në diktatin e egër të Edi Ramës.

Faktikisht, Lubia mbeti e pezulluar, por gjykata pezulloi veten e vet. Ndodhi në akt i rëndë që në aparencë qëndron, por probabilistët japin një fakt tronditës se në probabilitet mund të ndodh 1 në 500 herë, kurse këtu ndodh 1 në dy herë se sa i tmerrshëm është ndikimi politik mbi gjykatën.

Nuk mund të ndodhte ai vendim 4 me 4, pavarësisht se pezullimi mbeti ne fuqi, nuk duhej të mbetej për votat e 4 gjyqtarëve, por me votat  të gjithëve dhe ky është dëshmi edhe njëherë e paralizës nga ekzekutimi i Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama kërcënoi në mënyrën më të paskrupullt prokurorinë, gjykatën dhe u zotua se do mbrojë gjer në pikën e fundit të tij veten dhe Lubi Ballukun.

Happening now...

ideas