VIDEO/ Berisha për ndarjen nga jeta të kongresmenit Eliot Engel: Askush nuk ka bërë më shumë për kombin shqiptar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe një mbështetës të pazëvendësueshëm të çështjes kombëtare.
Në një komunikim publik, Berisha mbajti një minutë heshtje në nderim të Engel, për të cilin tha se ishte një zë i fuqishëm për shqiptarët në SHBA dhe një avokat i palodhur i të drejtave të tyre.
Sipas tij, gjatë karrierës së gjatë në Kongresin amerikan, Engel kontribuoi në mënyrë të jashtëzakonshme për Kosovën, shqiptarët në rajon dhe për demokracinë në Shqipëri.
Berisha theksoi se, në përvojën e tij politike, nuk ka njohur asnjë tjetër që të ketë bërë më shumë për kombin shqiptar me aq përkushtim dhe pasion sa Eliot Engel.
Ai e mbylli reagimin duke nderuar kujtimin e tij dhe duke e cilësuar si një mik të paharruar të shqiptarëve.
Berisha: Të dashur miq, këtë takim me ju në rrjetet sociale, duhet ta filloj me nderimin me një minutë heshtje të njërit prej miqve më të shquar, më të shtrenjtë dhe më të çmuar të kombit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ndodhen, ish-kongresmenin Eliot Engel.
Eliot Engel punoi si kongresmen për 16 legjislatura në Kongresin e SHBA, ndau kohën dhe zemrën e tij krahas zgjedhësve dhe vendit të tij madh edhe si promotor, avokat, zë i pamposhtur i kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe për demokracinë shqiptare.
Në jetën time politike nuk kam njohur kurrë një njeri që të ketë bërë më shumë për kombin tonë me aq dashuri dhe pasion çfarë kishte mundësi, se sa Eliot Engel.
Nderojmë ne me një minutë heshtje kujtimin e tij.
I paharruar kujtimi i mikut tonë të madh!
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128