Samiti i NATO-s/ Shqipëria propozon shtyrjen ose zhvillimin virtual

2026-11-11 18:32:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm duket gjithnjë e më i pasigurt. Përballë hezitimit të aleatëve për të konfirmuar zhvillimin e takimit në Tiranë, qeveria shqiptare po shqyrton edhe alternativa të tjera, përfshirë shtyrjen e samitit ose mbajtjen e tij në format virtual.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një prononcim për median ndërkombëtare “Politico”, ka bërë të ditur se Shqipëria është e gatshme të diskutojë një format më fleksibël për organizimin e këtij takimi të nivelit të lartë.

Sipas raportimit të “Politico”, diplomatët e NATO-s e konsiderojnë pak të mundshëm zhvillimin e samitit në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Mes arsyeve që kanë ndikuar në hezitimin e drejtuesve të Aleancës për të dhënë angazhimin e tyre përmenden shpenzimet e ulëta të Shqipërisë për mbrojtjen, si dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara me presidentin amerikan Donald Trump.

Image

 

Po ndodh...