Serbia pa shumicën e Vuçiçit, nis sot kapitulli i ri politik

2026-11-17 08:47:00 / BOTA ALFA PRESS

Serbia pa shumicën e Vuçiçit, nis sot kapitulli i ri politik

Serbia hap një kapitull të ri politik këtë të martë, me mbledhjen e parlamentit të ri në Beograd, pas humbjes së partisë së Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit.

Pas 14 vitesh dominim të politikës serbe, pushteti i Vuçiçit përballet me sfidën më të madhe, ndërsa shumicën parlamentare e ka siguruar lista e mbështetur nga lëvizja studentore.

Sipas rezultateve përfundimtare, lista studentore ka fituar 140 nga 250 mandatet parlamentare, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Vuçiç ka marrë vetëm 103 vende. Shtatë mandatet e tjera u takojnë partive të pakicave kombëtare.

Sot, deputetët e rinj do të verifikojnë mandatet dhe do të zgjedhin drejtuesit e parlamentit, duke nisur edhe afatin 90-ditor për formimin e qeverisë së re. Për herë të parë pas shumë vitesh, Vuçiç dhe partia e tij do të gjenden në pakicë parlamentare, ndërsa opozita e re ka mundësinë të marrë drejtimin e institucioneve.

Sfida kryesore për shumicën e re do të jetë përmbushja e premtimeve për luftën kundër korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe çlirimin e institucioneve nga ndikimi politik. Pikërisht këto ishin kërkesat që nxorën mijëra qytetarë në rrugë dhe që, në fund, u kthyen në një sfidë elektorale për pushtetin e Vuçiçit.

Po ndodh...