“Kam parë skenarin e Ferma VIP”, Akili bën deklaratën e fortë: Mimoza Ahmeti do të eliminohet pak para finales

2026-05-14 14:06:02 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Kam parë skenarin e Ferma VIP”, Akili bën deklaratën

Ish-fermeri i edicionit të tretë të “Ferma VIP”, Akili, ka ndezur rrjetin së fundmi me disa deklarata të bujshme.

Gjatë një “Live” në TikTok, ai ka zbuluar detaje nga prapaskenat e fermës, duke pretenduar se ka parë një “copë letër” ku ishte i parashikuar i gjithë zhvillimi i programit deri në finalen e madhe.

Në këtë skenar të supozuar përmendej edhe fati i një prej banoreve më të komentuara të këtij edicioni.

Sipas Akilit, Mimoza Ahmeti pritet të humbasë një sfidë dhe të eliminohet nga ferma pak para finales.

Happening now...

ideas