The big transformation of Ferma VIP's house, Edi: Four times bigger and 158 cameras 24/7

2026-03-26 15:12:14 / SHOWBIZ ALFA PRESS

The big transformation of Ferma VIP's house, Edi: Four times bigger and 158

Vetëm një ditë na ndan nga nisja e spektaklit shumëpritur Ferma VIP, sezonin e tretë të të cilit do të drejtojë Arbana Osmani në ekranin e Vizion Plus. Premtimet për një produksion gjigant dhe standarde të papara më parë janë konfirmuar nga regjisori Eduart Grishaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”.

“Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet,” u shpreh Grishaj, duke theksuar se ky edicion “nuk krahasohet vetëm me vendin tonë, por me të gjithë rajonin”. Ai shtoi se “Çdo gjë ka ndryshuar: nga studioja, ndriçimi e deri te kamerat. Shtëpia është katër herë më e madhe dhe numri i kamerave që vëzhgojnë 24 orë është shumëfishuar. Jam shumë i lumtur që producentja Holta Dulaku ma ka bërë punën si ‘autostradë’ që nga fillimi, duke më lejuar të jap maksimumin.”

Regjisori zbuloi se do të dominojë fusha e artit në përzgjedhjen e konkurrentëve: “Janë emra shumë të mirë që publiku i njeh, por nuk i ka parë kurrë në dimensionin e vëzhgimit 24 orë.” Ai shtoi se “99% e tyre hyjnë për herë të parë në një reality show,” duke premtuar surpriza dhe dinamika të reja.

Një nga risitë më të mëdha mbetet transformimi i ambientit: “Shtëpia nuk ngjan më me një fshat tradicional shqiptar, por me një fshat modern në Teksas apo Los Anxhelos,” tha Grishaj, ndërsa shtoi se “pellgu i rosave është zëvendësuar me një pishinë të madhe luksoze.”

Për sfidat dhe përmbajtjen, ai tha: “Filozofia e fermës do të jetë një miks: nga mbiellja e tokës dhe punët e stallës, deri te sfidat fizike. Ka konkurrentë shumë të fortë dhe të palestruar, por sfidat do t’u përshtaten të gjithëve.”

Teknologjia është një element kyç: “Janë kamerat e fundit që përdoren edhe në finalet e botërorit. Me to mund të xhirohet edhe Champions League,” deklaroi ai. Për opinionistët: “Ermal Mamaqi do të sjellë humorin, Einxhel Shkira analizën e showbiz-it dhe Armina Mevlani eksperiencën e saj.”

Produksioni do të zgjasë 100 ditë, me transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë: “Sezoni do të zgjasë 100 ditë, me transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë,” tha Grishaj, duke shtuar: “Do të drejtoj 158 kamera nga kabina e pilotimit bashkë me skuadrën time. Do të kemi katër regji në koordinim.”

Ky sezon premton të jetë një produksion rekord për formatet reality në Shqipëri.

Happening now...

ideas